Teuta zyrtarizon largimin e Martinit

Lajmin e divorcit me Teutën e dha vetë trajneri shkodran. Në një postim pas takimit Partizani- Teuta, Edi Martini lajmëroi se i kishte thënë mirupafshim klubit durrsak me të cilin fitoi 4 trofe në dy vite.

Sot klubi i Teutës ka zyrtarizuar largimin me një postim në rrjete.

Postimi i Teutës:

“Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Eduard Martini Karriera e Eduard Martinit si trajner tek Teuta, filloi në 15 dhjetor te vitin 2019, kur ai zëvendësoi Bledi Shkembin me një kontratë dy vjecare, kur ai ishte 44-vjeçar. Në vitin e tij të parë, shkodrani udhëhoqi Teuten për të fituar trofetë e Kupës së Shqipëris dhe Super Kupës, dhe gjithashtu kaloj një tur në Uefa Europa League duke mundur Beitar Jerusalem.

Në sezonin që u mbyll në Durrës, Martini udhëhoqi ekipin e tij për të siguruar titullin e 2-të kampion në sezonin 2020/2021. Martini e nisi sezoni e ri duke kalur një tur Uefa Conference League por fitoj dhe Super Kupën e Shqipëris ndaj Vllaznisë, por me ecurin jo të mirë gjatë 10-të javëve të para Klubi i futbollit Teuta dhe tranjeri Martini kan shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Eduard Martini për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen! ©KF Teuta”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!