‘Kukës Arena’ gati të ndezë…dritat

Shtegëtimit i ka ardhur fundi, Kukësi pas tri vitëve larg, pret të kthehet në shtëpi. “Zeqir Ymeri” shndërrohet në “Kukës Arena”.

Ka ndryshuar tërësisht look dhe tashmë teksa janë kaluar të gjitha afatet, stadiumi i Kukësit do të jetë gati për të hapur porat e tij.

E bashkë me rikthimin edhe emërtimi i ri pas një vendimi të Këshillit Bashkiak.Në unison është vendosur (me votë) të quhet “Kukës Arena”.

Stadiumi “Kukës Arena” është një impiant modern sipas gjitha standarteve europiane. Kukësi por dhe klube të tjera mund të luajnë në kompeticionet europiane pikërisht në verilindje të Shqipërisë.

Postimi i Kukësit:

“Stadiumi i ri i cili pas pak kohësh do të presë më në fund skuadrën, do të mbajë emrin “Kukës Arena”. Investimi i bërë në stadium, e ka kthyer në një impiant modern i cili do të jetë edhe i gatshëm të presë ndeshjet e skuadrës sonë në Kupat e Europës, teksa ndeshjet mund të luhen edhe gjatë natës pasi stadiumi ka sistem ndriçimi.

Stadiumi “Kukës Arena” do të ketë emërtim të veçantë për secilën tribunë. 

Tribuna qendrore do të ndahet në dy pjesë dhe do të emërtohen: Tribuna “Zeqir Ymeri” dhe Tribuna “Gramoz Palushi”.

Tribunat pas porte do të quhen:Tribuna “Neim Hoxha” dhe Tribuna “Sadik Zeneli”.

Tribuna përballë do të quhet:Tribuna “Shkëlzen Domi”

Punimet në fushën stërvitore po ecin me ritme të shpejta dhe në kujtim të futbollistit 17-vjeçar, i cili ndërroi jetë gjatë një ndeshje miqësore me të rinjtë e Kukësit, ky kompleks do të quhet “Kompleksi Stërvitore Ilirjan Thaçi”. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!