Tirana në Korçë, supersfida Vllaznia- Laçi në Shkodër

Skënderbeu- Tirana dhe Vllaznia- Laçi marrin stafetën e ditës së sotme në Abissnet Superiore. Në dukje, dy supersfida me interes të jashtëzakonshëm sportiv. Raportet e fundit pranë klubeve por dhe e shkuara e afërt e tyre në javët e fundit, rrisin besimin se skuadrat do interpretojnë sfida dinjitoze.

Java e 10-të:

Skënderbeu- Tirana, 16:45 (Korçë)

Skënderbeu vjen pas dy rezultatëve pozitive teksa fillimisht mundi Kukësin dhe më pas barazoi në Kamëz me Teutën. Të destinuar për t’u matur me një tjetër skuadër potenciale si Tirana. Mungesa e madhe Elvi Berisha.

Bardheblutë lëshuan terren pas humbjes së fundit me Kukësin (e para në kampionat) por ende janë në krye me 20 pikë në 9 javë. Ekipi i Orges Shehit përpos disa mungesave si Xhixha e Behiratçe, do tentojë tri pikët. Skënderbeu 7 pikë, Tirana 20. Gjykon: Kreshnik Cjapi, Fier

Vllaznia- Laçi, 19:45 (“Loro Boriçi”)

Padyshim supersfida e javës së 10-të Abissnet Superiore. Jo vetëm fakti që Vllaznia- Laçi është konsideruar së fundi si derbi verior por dhe përformancat e fundit apo përballja e fazës së parë mes tyre në Laç (3-5), mishërojnë dhe japin garanci për një betejë sportive me koeficent të lartë.

Shkodranët totalisht të plotë. Brdariç tha dje se pret tifozë të shumtë duke i paraprirë dëshirës për të marrë tri pikë ndaj bardhezinjëve të Mirel Josës.

Në anën tjetër kurbinasit të rikthyer te ditët e mira sportive. Trajneri Josa në pak javë, e ka ringjallur skuadrën. Kur nis faza e dytë, i duhet thjeshtë të ruajë vazhdimësinë e 4 javëve të fundit teksa fitoi 3 takime e barazoi me Partizanin 1-1. Mungesë thelbësore e Laçit në këtë takim, Regi Lushkja. Vllaznia 13 pikë, Laçi 12. Gjykon Adrian Beqiri, Tiranë.

Dorëheqja e Martinit dhe momenti Partizani-tifozë.

Ndonëse e premtja (e “zezë” për Teutën) ishte e rëndë për durrsakët teksa Martini dha dorëheqjen, ajo u duk si pikë kthese për Partizanin e shndërruar së fundi në një skuadër me siguri të limituar rezultatesh. Përpos fitores 2-1 në të 10-ën me Teutën,ecjaket e fazës së parë, kanë mbajtur sërish lart debatet tifozë- futbollistë e drejtues. Ndërkaq te klubi i Teutës mëngjesin e sotëm, zyrtarizuan divorcin me trajnerin shkodran duke e falenderuar e uruar për karrierën në vijim./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!