Klubi Dinamo në krah të tifozëve

Dinamo -Kastrioti në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në ‘Elbasan Arena’ do përballen mes tyre për javën e 10-të të Abissnet Superiore me fillim nga ora 13:45. Blutë pasi barazuan në këtë impiant një javë më parë me Egnatian 1-1 do të jenë sërish në një takim deçiziv për fatet e skuadrës.

Për këtë arsye, në klub kanë menduar të japin një ‘dorë’ tifozëve me pamundësi udhëtimi drejt Elbasanit të dielën. Ndaj krutanëve, kërkohet mbështetje dhe presidenca blu, vendos mjete transporti. Pa sqaruar nëse do paguhet nga klubi apo tifozët respektivë.

Dinamo në njoftimin zyrtar:

“FK Dinamo ka kënaqësinë t’iu komunikojë se për ndeshjen e ditës së nesërme ka vendosur transport drejt qytetit të Elbasanit për të gjithë tifozët dinamovitë që do të jenë në përkrahje të skuadrës Blu! Nisja do të bëhet nga stadiumi “‘Selman Stermasi” në orën 11:30”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!