Martini ndahet me Teutën

Fitoi një Kupë dy Superkupa dhe një titull kampion në dy vite, Martini trajneri i historisë durrsake.

Kësaj radhe nuk ka funksionuar. Edi Martini i cili edhe sezonin e kaluar për shkak të disa rezultateve jo të mira në javë të caktuara, ka rezultuar disa herë në fije të perit për t’u shkarkuar, ia doli të rikthejë Teutën e madhe me titullin kampion.

Por sot palët janë ndarë. Në fakt, Teuta e këtij sezoni duket disi më e ngadaltë, më e brishtë dhe nuk tremb dhe aq. Trajneri shkodran edhe pse në statusin e tij ka evidentuar vetëm falenderime, duhet të ketë patur ndonjë gjë më shumë për të thënë….

Martini e shkroi vetë statusin e largimit. Dy golat në shtesë të Partizanit e spostuan shiun te Martini. Fundja njëri nga trajnerët do ikte sot…

Postimi i Martinit:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!