Brdariç: Ndaj Laçit të kemi konfidencë

Trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç foli sot para mediave sportive lidhur me ndeshjen e javës së 10-të të Abissnet Superiore ndaj Laçit. Kroato- gjermani i stolit kuqeblu, ka theksuar rëndësinë e ndeshjes teksa nuk nguron të ftojë tifozët në ‘Loro Boriçi’.

Brdariç:

Vjen Laçi-“Dua të them diçka për tifozët tanë në stadium sepse në javën e kaluar më pyetën pse ka pasur pak tifozë. Unë dua të them se i respektoj të gjithë spektatorët dhe sidomos ata që vijnë në stadium, qoftë një, një mijë apo dhjetë mijë dhe do të ishte bukur të shohim nesër më shumë tifozë që na mbështesin.

Kemi nevojë për të gjithë, e kemi nisur bashkë dhe iu duam me vete në këtë rrugëtim. Kjo është diçka shumë e rëndësishme për mua dhe ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin dhe t’i kënaqim tifozët që të jenë sa më të shumtë në numër”.

Nuk keni fituar dy ndeshje radhazi? “Ne kemi shumë dëshirë të krijojmë suksese radhazi dhe të kemi vazhdimësi, por duhet të kuptojmë se është një punë e madhe dhe lojtarët po punojnë fort që ne të rritemi dita-ditës. Të gjithë ndeshjet e Superiores janë të veçanta, e njëjta gjë vlen edhe për Laçin. Nuk ka rëndësi si është Laçi, ne gjithnjë do ta marrim seriozisht. Duhet të gjejmë mënyrën si ne të mbështesim njëri tjetrin dhe t’i shkaktojmë Laçit humbjen”.

Kampionat interesant, Tirana humbi me Kukësin- “Ishte një sinjal i rëndësishëm për të treguar se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm dhe se çdokush mund të mposhtë këdo në kampionat. Çdokush ka një sfidë të vështirë për t’u stërvitur dhe për të luajtur në kushte të vështira që gjenden në Shqipëri. Në ndeshjen e Kukësit me Tiranën disa detaje të vogla bënë diferencën dhe këtë duhet ta kemi parasysh edhe ne”.

Hera e parë që skuadra është e plotë- “Të gjithë lojtarët janë gati, kam vlerësim për stafin, përgatitësit. I kemi lojtarët e shëndetshëm,Viktor Da Silva është kthyer dhe kemi mundësi për të zgjedhur lojtarët”.

 Çfarë vendos nesër?Për mua është e rëndësishme të kemi konfidencë, duhet të tregojmë se jemi një ekip dhe kështu mund të fitojmë. Duhet të japim më shumë se maksimumin për të treguar dëshirën”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!