Partizani për fitoren e parë, Laçi-Teuta një finale…

Java e tetë e Abissnet Superiore me dy ndeshje specifike. Vendosjet në tabelë në këtë fazë të garës, diktojnë ballafaqime të nivelit të lartë. Laçi- Teuta dhe Kastrioti- Partizani në program sot në 13:45 duket se është e ndaluar të humbet.

Laçi- dhe Teuta vijnë sot me një përballje e gjitha për tu ndjekur. Fakti që kurbinasit janë ‘zgjuar’ pas dy fitoreve radhazi por dhe për shkak të teutës e cila gjithnjë shfaqet e rishfaqet me pretendime e bën duelin e sotëm të paparashikueshëm. Te bardhezinjtë ka rekuperuar Zarubica ndërsa te Teuta do të mungojë Asjon Daja.

Kastrioti- Partizani  merr goxha vemendje. Krutanët dhe të kuqtë e kanë nisur jo mirë kampionatin. Sidomos Partizani me Dajën e rikthyer në pankinë pas pezullimit për dy javë nga Disiplina.
Ai do të ketë mungesën e portierit Hoxha,Damçevskit, Maguet dhe të Lukas Kardozos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!