Mazrekaj është “Laçi”, fiton dhe Partizani

Laçi-Teuta 2-0  (Mazrekaj 43’, Guindo 90+2′)

Laçi me Josën në timon, duket se ka gjetur modulin e duhur për të ecur përpara. Sot bardhezinjtë mundën 2-0 Teutën dhe tani janë pozicionaur në vendin e “zakonshëm”- të katërt.

Ekipi vendas i etur për të fituar çdo dyluftim dhe për të arritur te pikët maksimale u shfaq që në fillim kërkues e diktues. Por te kurbinasit sot u pa një Mentor Mazrekaj i jashtëzakonshëm.

Pasi dha dy asiste të shpërdoruar çuditshëm nga lojtarët e tjerë, realizoi një gol perlë në të 43-tën. Prishtinasi 32 vjeçar nga loja e ndaluar, prirtaz me kuadratin dhe në distancë, lëshoi një top drejt e në rrjetë.

Pjesa e dytë ishte disi më e mirë për Teutën por në fund Guindo gjeti golin e dytë për të zotët e shtëpisë.

Kastrioti-Partizani 0-2  (Musta 37′, Rrapaj 90′)

Ndërkaq, në Kamëz, Kastrioti nuk e ndali dot Partizanin në betejën shtëpiake. Të kuqtë falë golave të Mustes dhe Rrapajat arritën fitoren e parë në kampionat. Për krutanët tani janë shfaqur shenjat e forta të krizës së fundit të tabelës.

Ndërkaq java e 8-të mbyllet nesër me takimin Egnatia- Vllaznia./Sportiim.al/

Klasifikimi:




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!