Kupa/ Shkëmbi: Tirana në formë, e mundim në…kampionat

Në konferencë për shtyp, përpara ndeshjes së vajtjes për turin e dytë të Kupës së 70-të të Shqipërisë, trajneri Bledi Shkëmbi i Dianmos ka deklaruar shumë nga ato që lexuesi dëshiron të dijë.

Ndaj Tiranës tri takime radhazi. Dy në Kupë dhe një në mes në kampionat për javën e 8-të. Korçari me Dinamon e tij, në rolin e ekipit pritës kërkon të marrë maksimumin.

Shkëmbi:

Kupa…

“Është një objektiv, ndoshta edhe më i thjeshtë për të shkuar në Europë, me përqëndrim dhe dëshirë duke pasur parasysh edhe kundërshtarin. Duhet një vlerësim special, për të dhënë maksimumin dhe për të kaluar turin.

Mendoj se do të kemi dy apo tre mungesa, se janë ndeshjet afër njëra-tjetrës por janë gjëra normale. Shpresojmë deri nesër të rikuperojmë edhe ndonjë lojtar. Sofranak nuk do të jetë për këto dy ndeshje, do të donim ta kishim, por do të mundohemi me ata që kemi në dispozicion që të mos ndihet mungesa.

Janë dy ndeshje derbi që nuk mund t’i ndajmë, si me Partizanin që ishim të motivuar dhe bëmë mirë, të njëjtën gjë duam edhe nesër ndaj Tiranës.

Kemi parasysh se Tirana po kalon një moment të mirë, do jetë e vështirë por jo e pamundur. Do jetë një test për ndeshjen e pas tre ditëve në kampionat dhe mendoj që të dyja skuadrat do të kërkojnë më të mirën për të qenë në gjendje të mirë psikologjike në kampionat. Jam i përqëndruar te ekipi im dhe te mungesat që mund të kemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!