Shehi: Ngjeshje e madhe, problem dëmtimet

Tirana kthehet në ekipin e parë që mund të vendosë ‘veton’ në listën e atyre ekipëve që pretendojnë trofetë e këtij sezoni. Në kampionat gjëndën në krye me 17 pikë ndërsa në Kupë nesër për të luajtur shanset e kualifikimit ndaj Dinamos.

Lajmi se Tirana ka detyrime ndaj futbollistëve shoqëruar me bllokimin e mekrakos, duket se ka pezmatuar disi ambientin bardheblu por jo teknikun Shehi i cili para duelit me blutë tha:

Shehi:

Sa e vështirë do të jetë përballja ndaj Dinamos?
Dinamo ka histori dhe cilësi, ka lojtarë që mund të bëjnë dëm, kështu që ky derbi kërkon përqendrim maksimal nga ana jonë.

Si qëndron e vërtetë për mbylljen e merkatos?
Me merkaton merret klubi dhe nuk mundoj se është problem i madh, sepse tani nuk jemi në prag merkatoje. Është një problem që zgjidhet. Për mua problemi më i madh është dëmtimi i Ismajlgecit. Kemi mungesë Tolin dhe Ngonë për shkak kartonësh, ndaj mungesa e Ismailgecit na dëmton shumë.

Është e vështirë për ta mbajtur nën kontroll euforinë pas dy fitoreve radhazi në derbin e kryeqytetit dhe në derbin e Shqiprisë?
Nuk mendoj se ka vend për eufori sepse janë luajtur vetëm shtatë javë. Na presin edhe 29 të tjera plus ndeshjet e Kupës. Kurrsesi nuk duhet të biem pre e euforisë.

Jemi me mendimin që po bëjmë paraqitje të mira dhe kështu duhet të vazhdojmë. Më pas ka edhe 29 javë dhe sigurisht që nuk ka vend për eurofi. Duhet të luajmë me impenjim dhe dëshirë maksimale, të shfaqim seriozitet në stërvitje dhe në fushë.

Sa ju penalizon kalendari i ngjeshur?
Kemi pasur një ngjeshje kalendari dhe personalisht do të doja që ndeshjen e radhës në kampionat ta luanim të dielën, por nuk kemi çfarë bëjmë. Do të mundohemi të bëjmë ndonjë ndryshim, por pa prishur strukturën e skuadrës. (Ndër të tjera trajneri).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!