Hazard gati rikthimi në Londër

Eden Hazard dhe Dani Karvajal janë rekuperuar dhe janë gati për “El Clasico”-n e ditës së diel në ‘Camp Nou’. Në anën tjetër te Reali shqetëson Benzema pasi në Champions me Shahtjorin pati një shqetësim në këmbë.

Megjithatë ajo që po diskutohet në shtëpinë e Realit, lidhet me belgun 30 vjeçar Eden Hazard. Sipas ‘El Nacional’ mesfushori mund të largohet nga Real Madrid në verë dhe të kthehet në Londër te Çelsi i Tuhel.

Te mbretërorët po reflektojnë për pozicionin e playmakerit belg, i torturuar nga dëmtimet në dy vitet e fundit dhe asnjëherë në gjendje të provojë klasin e tij sportiv në Spanjë.

Vlerësime po zhvillohen edhe në radhët e bluve të Londrës, të cilët do të mirëprisnin sërish futbollistin që pikërisht me Çelsin u bë aq i famshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!