Barça rinovon me Ansu Fati

Ansu Fati deri në vitin 2027 me fanellën ‘Blaugrana’. Klauzola e padëgjuar…

Borxhe të shumta, një plan për të ndërtuar impiantin më multifunksional në Europë dhe në fund kontrata të ‘majme’ për futbollistë të caktuar.

Kjo duket strategjia e re e Laportës te Barcelona e cila sot ka zgjatur kontratën me talentin Ansu Fati deri në vitin 2027.

E frikshme klauzola e largimit. Në dokumentat e Fatit shkruhet se ai ikën nga Barça për 1 miliardë euro.

Ansu Fati pas një dëmtimi u rikthye si protagonist absolut javën e kaluar ndaj Valencias me gol e asisit. Ai është vetëm 18-vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!