Reali del me tri pikë nga ‘Camp Nou’

Real Madrid, Sevilja dhe Sociedad në krye me nga 20 pikë.

La Liga, java e 10-të : Barcelona- Real Madrid 1-2

Për herë të 4-ët radhazi Reali i Madrid mund në ‘El Clasico’ Barcelonën. Madrilenët e Ançelotit sot në transfertë përballë Barcelonës në një impiant të tejmbushur me shifrat teknikë 1-2.

Pas lojes së kujdesshme në start, ndeshja filloi të merrte kuotat e një derbi klasik dhe goli i parë vjen në minutën e 32’ nga David Alaba. Austriaku në limite të pozicionit jashtë loje u fut në zonë dhe me një goditje preçize ia doli të mund Tër Shtegën.

Në pjesën e dytë Barcelona u përpoq të reagonte por as ndërhyrja trajnerit katalanas teksa hodhi në lojë emra të tillë si Kutinjo e Aguero nuk dha rezultatin e duhur.

Reali i njohur për lojën vrastare në kundërzbritje ia del të shënojë të dytin në të 94-ën me protagonist Asension dhe shënues Lukas Vaskez. Barcelona realizoi golin e 1-2 me Agueron në të 97-ën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!