Tirana- Laçi dhe Kukësi- Teuta sfidat e mëdha…

Tirana- Laçi në 13:45 dhe Kukësi- Teuta në 16.45 dy takimet e sotme të mbetura të javës së 4-ët të Abissnet Superiore. E para zhvillohet në ‘Selman Stërmasi’ ndërsa verilindorët do të presin durrsakët në ‘Elbasan Arena’.

Nëse te takimi i pasditës, ekipet përballë i kanë bërë një nisje pozitive edicionit të 83-të të Superiores te sfida e bardhebluve me bardhezinjtë nga Kurbini, jo gjithçka ka shkuar sipas parashikimëve.

Tirana e cila ia doli të afrojë disa futbollistë me skedë sportive të pasur nuk ka bindur plotësisht se është ajo kandidatja kryesore për të fituar trofe. Pas fitores me Skënderbeun 4-2 në start, formacioni i Orges Shehit në dy daljet e radhës me Egnatian në shtëpi dhe Kastriotin në Kamëz ka lënë për të dëshiruar në tergues teknikë duke marrë vetëm barazime.

Në anën tjetër Laçi pas asaj performance të shkëlqyer në Conference League gjatë verës ndërsa arriti deri në turin e tretë, u ‘zhbë’ shpejt dhe sikundër dy edicionet e kaluara nuk po orientohet mirë me javët e para.

Humbja me Vllazninë në shtëpi dhe dy barazimet në Elbasan me Dinamon dhe në Kamëz me Kukësin, tregojnë se bardhezinjtë me Vukiçeviç në stol, janë në proces…

Sakaq Tirana- Laçi dhuroi edicionin e kaluar precedentin më të padëgjuar ndonjëherë mes tyre. Në katër përballjet sezonale Tirana fitoi si askush tjetër në Laç me vendasit dy takime 0-1 (Batha) dhe 1-2 (Çelhaka, Ismajlgeci) teksa të njëjtën gjë bëri Laçi i Shpëtim Duros me dy fitore në ‘Selman Stërmasi’ 0-1 (Mazrekaj ) dhe po 0-1 në fazën e 4-ët (aut. Najdovski).

Edhe në ndeshjen e orës 16:45 dualiteti Kukësi- Teuta përvijohet nga lufta e fortë sportive. Në edicionin e kaluar figurojnë dy takime në ‘Niko Dovana’ të barazuara 0-0 dhe 2-2 si dhe dy fitore të Teutës si udhëtuese 0-3 dhe 0-2.

Për më tepër, skuadrat vjet, u ndeshën edhe në Kupë (çerekfinale) me dy fitore të durrskëve 2-1 dhe 0-1. Sot Kukësi pritës kryeson pas 3 javëve me 7 pikë Teuta ndjek me 5 pikë./Sportiim.al/

Abissnet Superiore; Java e 4-ët sot.

Tirana- Laçi 13:45

Kukësi- Teuta 16.45 (‘Elbasan Arena’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!