Në Korçë s’ka fitues, Adili me të kuqe

Abissnet Superiore java e 4-ët: Skënderbeu- Vllaznia 0-0

Skënderbeu- Vllaznia luajtur sot në Korçë nuk dha fitues. Një pjesë e parë e dyluftuar me nga të dyja skuadrat por në kohën shtesë është ekipi shkodran që i afrohet ndjeshëm golit. Një rivenje e gjatë me duar nga Gurishta me topin që shkon te Dianje i cili me kokë e përplas topin në shtyllën vertikale të Rexhepit.

Ndërkaq në të 46′ Vllaznia mbetet me 10 lojtarë Gjyqtari Enea Jorgji ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë Mevlan Adilin, për një zënkë në fundin e pjesës së parë.

Nuk shpëtojnë nga e verdha as Zguro por dhe trajneri Memelli. Mbrojtësi i Vllaznisë kërkon shpjegim te Memelli dhe situata që kalon te forcat e sigurisë të cilët largojnë lojtarin e shkodranëve për në dhomat e xhveshjes.

Pjesa e dytë shfaq tablonë e epërsisë territoriale të Skënderbeut por rastet lënë për të dëshiruar. Në anën tjetër Vllaznia ka shanset e saj për të rrezikuar me Heriç dhe sidomos me Aralicën. Fundi i lë vendin ndrrimëve me skuadrat që ndajnë nga një pikë.

Java e katërt mbyllet nesër me dy sfidat Tirana- Laçi në 13:45 dhe Kukësi- Teuta 16:45 (Elbasan Arena)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!