Vllaznia në Korçë, Egnatia e treta shtëpiake

Pas barazimit të së premtes Dinamo- Partizani 1-1, sot në fushë, Egnatia- Kastrioti dhe Skënderbeu- Vllaznia. Takimet vlejnë për javën e katërt të Abissnet Superiore dhe do të zhvillohen në orare të ndryshme.

Kështu në 13:45, në Rrogozhinë, formacioni vendas i teknikut Gugash Magani do të përballet me krutanët e Ramazan Ndreut.Në misionin e tretë sezonal në strehën e tyre të rikonstruktuar. Praktikisht dy ekipet e fundit në renditjen provizore për të tentuar ngjitjen lart.

Ndërkohë në juglindje të vendit, në 16:45, Skënderbeu i Korçës do të presë Vllazninë e Shkodres. Paraprakisht diferencat në cilësi anojnë nga skuadra e Berdariç.

E thonë pikët aktuale por kur ndeshën dy ekipe që luajtën me rivalitet finalen e fundit të Kupës së Shqipërisë, atëherë cilësitë e grupit bardhekuq dhe entuziazmi vendas, duhen llogaritur me respekt.

Ndeshjet sot java e 4-ët Abissnet Superiore:

Egnatia- Kastrioti 13:45

Skënderbeu- Vllaznia 16:45

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!