Dinamo e bukur në 45 minuta, Harizaj ndal Partizanin

Abissnet Superiore java e 4: Dinamo-Partizani 1-1 (Ibraimi 15’/ Zhunior 76′ pen)

Dinamo- Partizani në ‘Elbasan Arena’ mbyllet pa fitues. Për javën e 4 të Abissnet Superiore ishte skuadra e Beldi Shkëmbit ajo që kaloi përpara me një gol të bukur të Agim Ibraimit pas një gafe të mbrotjes së kuqe.

Këta të fundit paten disa raste shënimi por Harizaj bëri shptimtarin duke ruajtur shifrat e pjesës së parë. Me një lojtar më pak pas daljes me të kuqe në fund të fraksionit të parë të Sofranac, blutë e patën shumë të vështirë në të dytën.

Presioni dhe rastet e shumta të Partizanit konkludohen në të 76′ teksa Cara, autori i shumë rasteve gol të humbura, fiton një penallti. Shënon Zhunior, me mënyrën e vetme për të kaluar një super portier si Harizaj me 6 topa gol të ndalur.

15′: Gol Dinamo, shënon Agim Ibraimi. Gabim i mbrojtësit Shehi, përfiton Çinedu i cili pason te Ibraimi. Përballë Hoxhës lojtari blu nuk fal 1-0

45′ Dinamo me 10 të futbollistë pas daljes me të kuq të Sofranak. Malazezi hyri me taka ndaj Zhunior, Cjapi pas konsultës VAR (e pa vetë në monitor) i tregon të kuqin.

76′: Gol Partizani, shënon Stenio Zhunior me penallti.1-1

Formacionet zyrtare:

Dinamo: 

Harizaj, Imami, Sofranac, Siljanovski, Isaevski, Demiri, Samake, Sidibe, Ibraimi, Mihana, Çinedu. Tr: Bledi Shkëmbi.

Partizani:

 Hoxha, Belica, Sota, Shehi, A.Marku, Musta, Rrapaj, Kaçe, Mala, Cara, Stenio Zhunior. Tr: Ilir Daja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!