Rudiger gati divorcin me Çelsin

Mbrojtësi gjerman merr ofertë 6.5 milionë, kërkonte 10-të. Reali pret pas ‘porte’. Bajern e Juve gjithashtu.

Antonio Rudiger 28 vjeç, e ka vendosur. Ai do të largohet nga Çelsi në fund të sezonit. Qendra gjermane ka kontratë me blutë e Londrës e cila skadon më 30 qershor 2022 ndërsa agjentët e tij u kanë bërë të ditur shumë klubëve me potenciale të larta ekonomike në kontinent se janë të gatshëm të negociojnë.

Lojtari, siç raporton Marca, do të donte të shkonte te Real Madrid, por është gjithashtu një objektiv i Bajernit dhe Juventusit.

Arsyeja e largimit:

Ndarja me klubin kampion europe është për shkak të kërkesave të ish-futbollistit të Romës. Mbrojtësi gjerman ka marrë një ofertë prej 6.5 milionë, por synon të marrë të paktën 10 milionë euro.

Te Reali në rindërtim, mundësia për të blerë një mbrojtës kaq të mirë duke paguar vetëm pagën është vërtet një mundësi ideale. Ançeloti e njeh mirë mbrojtësin energjik dhe nuk do vonohej në kërkesën paraprake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!