Xhaka mbyll 2021-in, Arsenal e zyrtarizon

Një dëmtim në gju, bëhët shkak për shqiptarin e Zvicrës të ndalet deri në dhjetor. Arsenali humb një aset për disa muaj…

Granit Xhaka i cili dy ditë më parë festoi 29 vjetorin e lindjes, u dëmtua në gju gjatë ndeshjes derbi të dielën me Totenhem (fituar 3-1).

Futbollisti shpesh me shiritin e kapitenit te topçinjtë, konsideroht si njeriu më i dobishënm në planet e skuadrës londineze të drejtuar nga Mikel Arteta.

Ndërkaq hamendësimet se ‘Graniti’ mund t’ja hedhë me pak javë, rrëzohet pasi klubi i Arsenalit ka dalë me një deklaratë duke sqaruar situatën rreth mesfushorit shqiptar me pasaportë zviceriane.

Në komunikatë thuhet: “Pas dëmtimit në gjurin e tij të djathtë gjatë ndeshjes me Totenham, egzaminimet dhe skaneri ka konfirmuar se Granit Xhaka vuan një dëmtim domethënës në ligamentet e gjurit.

Një konsultë e specializuar në Londër përcaktoi se Graniti nuk ka nevojë për operacion. Rikuperimi i tij dhe rehabilitimi do të nisin menjëherë dhe ne synojmë që lojtari të rikthehet në aksion pas afërsisht 3 muajsh”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!