Graniti mund Covidin, kthehet në Londër

Mesfushori i Arsenalit dhe i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka hedh pas shpine infektimin me COVID-19. Nga sot, Graniti figuron i shëruar plotësisht. Sipas mediave të ndryshme mesfushori sot do të udhëtojë drejt Londrës për tu bashkuar me Topçinjtë e Mikel Artetës.

Kapiteni i Zvicrës dhe Arsenalit me prejardhje nga Podujeva nuk ka pranuar të vaksinohet ndërsa nga 2 shtatori pas analizave pozitiv, ishte në izolim në Zvicër.

Ndërkaq Arsenal ka në program takimin e fundjavës me Bërnlin. Fitorja ndaj Noruiç minimalisht 1-0 ka rikthyer besimin te Arsenal që gjithësesi, mbetet në epiqendër të kritikave. Me Xhakën në bord, Arteta ka një diamant më shumë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!