Orges Shehi: Futbolli është provim

Kastrioti- Tirana nesër në Kamëz në 13:45. Nuk do të jetë aspak një sfidë e lehtë për bardheblutë. Fakti që krutanët pritës janë pa pikë, pritet të shtojë dozën e impenjimit te skuadra e Ndreut ndaj te Tirana janë të përgatitur për të shfaqur anët më të mira të mundshme.

Trajneri Shehi teksa flet para takimit thekson se Tirana duhet të jetë e bashkuar dhe të tregojë aftësitë dhe shprirtin luftarak si karakteristikë e hershme e bardhebluve. “Futbolli është provim. Të jemi agresivë për t’i kthyer minutat në favorin tonë”, thotë tekniku.

Shehi:

“Futbolli është provim, javë pas jave vihesh përballë skuadrave kushdo qofshin ato duhen tre pikët. Mendoj që ndeshjet që janë në letër duken më të lehta bëhen më të vështira. Kështu është shorti këtë javë përballesh me Kastriotin dhe javës tjetër me Laçin, janë kundërshtar që duhet vlerësim dhe nuk duhet të nisemi se kush është përpara janë tre pikë që duhen.

Duhet të jemi më agresiv dhe të kujdesshëm për minutat që shënojmë, sepse minutat duhet t’i kthejmë në favorin tonë, që mos të jemi të butë që kundërshtari të na barazojë dhe që të hedhim poshtë të gjithë mundin që bëmë.”

Atmosfera është e mirë për transfertën e nesërme. Është java e tretë dhe kundërshtari kërkon të marri pikë sepse është në fundin e tabelës, është një kundërshtar agresiv në fushën e vet. Gjendja e grupit është e mirë edhe pse një pjesë e skuadrës nuk u aktivizua në Kupë kishte hapësira për të tjerë.

Kampionati është një maratonë e gjatë dhe futbolli i ka të treja rezultatet. Kemi ndeshjen e radhës që e kemi me Kastriotin dhe është ndeshje e vështirë, por duhet të përqendrohemi tek ndeshja e nesërme.”

Lojtarë si Çelhaka sidomos që të largohen në moment të fundit, e vendos stafin teknik në vështirësi që t’i zëvendësosh sepse nuk është e lehtë që të zëvendësosh lojtarë të tillë.

Ne kemi një grup lojtarësh që japin maksimumin që duhet të bëjnë sa më mirë që të zëvendësojnë sa më mirë postin e Çelhakës sepse largimi i Çelhakës ishte me peshë.

VAR-i? Na ndihmon shumë në futboll, zvogëlon gabimet. Edhe ata që janë në VAR njerëz janë, gabojnë, por nuk duhet të merremi me atë që shkoi, por të shohim për atë që duhet të bëjmë nesër”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!