Shkëmbi e Isaevski prezantojnë…Dinamon

Dinamo do të jetë mike Teutës nesër në Rrogozhinë për javën e tretë të Abissnet Superiore duke nisur nga ora 13:45. Para takimit trajneri i bluve Bledi Shkëmbi i shoqëruar nga mbrojtësi Isaevski foli lidhur me situatën dhe rëndësinë që ka kjo sfidë.

Shkëmbi:

Humbja në Kupë? “Humbja në Kupën e Shqipërisë nuk ka ndikuar psikogjikisht, jemi përgatitur me qetësi për ndeshjen me Teutën.”

Teuta…“Kundërshtarin e respektojmë për atë që ka bërë vitin e fundit. Një ekip kampion ka pak pikë ta dobëta dhe ne e dimë këtë.”

Asi nën mëngë për Teutën ?“Do të isha as nën mëngë, nëse do te isha në fushë, nëse do të luaja akoma, por nuk jam as nën mëngë është ai lojtar që bën diferencën në fushë dhe unë shpresoj ta kem nesër në fushë këtë lojtar.”

Arbitrimi – “Nuk i druhem arbitrimit, Dinamo asnjëherë nuk do të merret me gjykimin, po me atë që duhet të bëjë në fushë.”

Fusha asnjëanëse – “Nuk ndikon, sepse në keto kohe pandemie na duket njësoj, në çdo fushë. Do të ishte mirë që të kishim sa më shumë tifozë, por tani këto janë kushtet”.

Isaevski:

Largimi nga Vllaznia dhe afrimi tek Dinamo

 “Sezonin e kaluar bëmë një sezon të mirë me Vllazninë. Nuk dua ta komentoj fare largimin nga Vllaznia, por dua të flas për Dinamon. Arsyet kryesore ishin projekti që drejtuesit kanë.

Çdo gjë po punohet në mënyrë profesionale dhe çdo gjë po shkon mirë dhe jam i lumtur. Shpresoj që atë që bëri Vllaznia sezonin e kaluar ta bëjmë këtë vit me Dinamon dhe unë të jap kontributin tim.”

Todorovski dhe kampionati maqedonas..

“E njoh Todorovskin dhe është një minus i madh për Teutën që nuk do ta ketë në fushë. Futbollistët dhe kampionatin maqedonas nuk I njoh pasi tani njoh futbollin shqiptar e më pas rajoni”, ndër të tjera Isaevski.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!