Java e tretë në tri ditë…

Ndonëse në fund të shtatorit, Abissnet Superiore, ka luajtur deri tani 2 javë kampionat. E treta nis nesër e shtunë me dy përballjeje. Në Kamëz, te foleja 2 vjeçare e krutanëve, takimi Kastrioti- Tirana ndërsa po në 13:45 ndeshja në Rrogozhinë Teuta- Dinamo.

Dy duele për t’u ndjekur. Te Kastrioti- Tirana të dyja skuadrat kanë befasuar me paraqitjet jo bindëse. Takimi mes Teutës dhe Dinamos për të parë realisht se cilat janë aftësitë në grup të dy klubëve me pretendime të mëdha.

E shtuna me Partizani-Vllaznia në ‘Elbasan Arena’ vishet e gjitha me mister. Të kuqtë në dy takime, tej pritshërive, kanë mbledhur vetëm një pikë. Aq ka mjaftuar që rreth klubit të njohur kryeqytetas, të shtohen zërat e kritikës.

Vllaznia duket më e qetë pasi ka luajtur dy takime me ekipe të fortë si Laçi e Teuta. Katër pikë nuk janë pak por humbja në Kupë me Labërinë në mesjavë( e vajtjes 2-1), mund të ndikojë psikologjikisht te shkodranët.

Disi e çuditëshme por Abissnet Superiore shtrihet me dy takime të tjera të hënën në mesditë. Radha e Laçit pritës në Kamëz ndaj Kukësit dhe e Egnatias që pret në shtëpi Skënderbeun. /Sportiim.al/

25 shtator, 13:45:

Kastrioti- Tirana (Kamëz)

Teuta- Dinamo (Rrogozhinë)

26 shtator,19:45:

Partizani- Vllaznia (‘Elbasan Arena’)

27 shtator, 13:45:

Laçi- Kukësi (Kamëz)

Egnatia- Skënderbeu

Renditja Abissnet Superiore pas javës së dytë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!