Koeman i skualifikuar dhe i …larguar

Mediat në Spanjë: Barcelona “tradhëtohet” nga holandezët.

Një ndeshje për tu harruar për skuadrën e Barcelonës. Me Ter Shtegen njeriun e ndeshjes (Kadiz- Barça 0-0), tregon se Barcelona të enjten ndaj Kadiz,ka vuajtur jo pak.

Por edhe pse Laporta deklaroi dje para takimit se qëndron në krah të trajnerit Koeman, ajo kundër Kadiz mund të ketë qenë ndeshja e fundit e holandezit në stolin e Barcelonës.

E gjitha vjen pasi në fund të takimit Koeman u përjashtua me karton të kuq (për protestë) ndërsa skualifikimi nuk do ta lejojë të udhëheqë ekipin Blaugrana të dielën në Camp Nou, ndaj Levantes.

Nëse tre pikët nuk arrijnë, pas dy barazimeve të njëpasnjëshme kundër kundërshtarëve modestë të La Liga-s,Joan Laporta mund të vendosë ta shkarkojë përfundimisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!