Ansu Fati magjia e re e numrit 10-të

Numrat 10 te Barcelona:Maradona, Rikuelme, Rivaldo, Ronaldinjo, Mesi dhe aktualisht Ansu Fati.

Ansu Fati, ‘trashëgimtari’ i yllit argjentinas Lionel Mesi, rikthehet për të bërë ‘10’-tën e munguar te Barcelona. Pas 322 ditësh, të një kalvari të dhimbshëm vuajtjesh…

I mjaftuan vetëm pak minuta në fushë, për treguar klasin e një 18-vjeçari me ardhme premtuese. Në minutën e 81-të të ndeshjes Barcelona-Levante, në “Camp Nou”, ndërsa u fut në fushë si zëvendësues i Luka de Jong, arriti të shënojë golin e tretë në fitoren 3-0 të ekipit Blaugrana.

Ansu Fati, një i ri nga Guinea-Bissau, i konvertuar në spanjoll, ka marrë përsipër të bëjë ‘10’-tën te Barcelona. Një rol, të cilën para tij, pa shkuar te Maradona në vitet ‘80, e kanë bërë brazilianët Rivaldo e Ronaldinjo dhe së fundmi, ylli i yjeve, argjentinasi Lionel Mesi. E vështirë, por jo e pamundur… Ngjan me një stafetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!