Napoli për rekord, Barcelona ndalet…

Ndeshje me pikatore në kampionatet elitare. Kështu:

La Liga:

Fitojnë Sociedad e Real Betis jashtë. Baskët në përbërje të të cilëve gjëndet Januzaj e pati disi të vështirë ndaj Granadës. Nuk rezultoi e tillë sfida tjetër e Betis Sevilje i cili pati punë më të thjeshtë me baskën tjetër Osasuna. Shifrat e kësaj ndeshjeje 1-3 për andaluzianët.

Granada- Sociedad 2-3

Osasuna- Betis 1-3

Kadiz- Barcelona 0-0

Seria A:

Roma me vështirësi por ja del të kalojë Udinezën 1-0 në Olimpico me një gol të Toni Abraham.

Torino dhe Lacio barazuan 1-1 me golat që erdhën në fund ndërsa më herët Napoli shkatërroi 0-4 Sampdorian në Xhenova duke arritur fitoren e 5-të në po aq takim për 15 pikë të plota e kreun e Seria A.

Sampdoria- Napoli 0-4

Torino- Lacio 1-1

Roma- Udineze 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!