Xhenova njeh pronarët e rinj

Klubi Xhenovës në Seria A, shitet në Amerikë.

Është vetë klubi i ish-presidentit Enriko Preciozi i cili shkruan se pas 18 vitëve si president e ka shitur klubin më të vjetër italian në kuotën e 99,9% të aksioneve te fondi i njohur amerikan”777 Partners”.

Klubi nga Liguria njofton opinionin publik se aksionerët “777 Partners” kanë blerë aksionet e Xhenovas.

“777 Partners” është një kompani private investimesh me qendër në Majemi e themeluar në vitin 2015 që investon me një fokus të veçantë në shërbimet financiare.

Preciozi pas vështirësive ekonomike në vitin 2003 ia doli të mbijetojë ndërsa në vitin 2007 e ringjiti skuadrën në Seria A. Ai shiti klubin për një shifër afro 20 milionë euro. Kështu Xhenova kalon te amerikanët që kanë aksione minimale edhe në Spanjë te Sevilja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!