Sporti në zi/ Mihali humb betejën me COVID-19

Moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar por jo vetëm. Ylli Mihali
fizioterapisti i njohur i ekipit të Tiranës dhe atij Kombëtar për afro 27 vite, ka ndërruar jetë.

Lajmin e kobshëm e ka bërë publik vetë presidenti i FSHF-së Armand Duka i cili me këtë rast ka dedikuar një postim të ndjerë për Mihalin që humbi betejën me COVID-19.

Postimi i Dukës:

Të dashur miq, Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19. Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë. Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!

Ndërkaq redaksia e ‘Sporti im.al‘, i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Mihali për humbjen e të shtrenjtit të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!