Kaçi kampion bote

Laçiani Eklent Kaçi shpallet kampion bote në Bilardo me 10 gurë. Sportisti shqiptar ngre lart trofeun e kampionit teksa në finale, Kaçi mposhti japonezin Naojuki me rezultatin 10-6.

Dueli nisi me supermacinë e Kaçit, udhëhoqi 4-1, barazim 4-4, 6-4, 6-6 dhe në fund suksesi i magjishëm 10-6.

Një rrugë aspak e lehtë për Kaçin i cili nga fillesat te Klubi shumësportesh i Laçit, te dritëhijet në Federatën e Bilardos (shpesh nuk gjeti mbështetje) per të mbrritur te ky triumf me permasa globale.

Në Las Vegas bashkë me Kupën ai fitoi edhe një shpërblim prej 100 mijë dollarësh. Eklent Kaçi u shpall Kampion i Botës në bilardo me 9 gurë (bila) edhe në në turneun e zhvilluar në Doha të Katarit në 2018 por i riu kurbinas ka kohë që dominon e fiton trofe në Europë e larg saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!