Xhoshua-Usyk, dueli i vitit

Në ring edhe boksieri shqiptar Florian Marku

Antoni Xhoshua britaniku kampion absolut i peshave të rënda në Boks, do të ndeshet të shtunën në ‘Tottenhem Hotspur Stadium’ në Londër me Oleksandr Usyk. Një superbetejë e cila pritet të konfirmojë kampionin e ri në peshat e rënda…

Edhe pse Antoni Xhoshua konsiderohet një kampion absolut teksa po afrohet te rekordet e të mëdhenjëve Majk Tajson apo Muhamed Ali, rivali ukrainas përbën një pengesë jo dhe aq të lehtë. Pritën 60 mijë tifozë.
Ndërkohë britaniku 31 vjeçar në peshore dha 109 kg ndërsa sfidanti 100. Kampioni britanik mbron titujt WBA, IBF e WBO.

Ndërkaq në ringun e improvizuar në impiantin modern të Totenhemit pritet të ngjitet edhe boksieri shqiptar Florian Marku kundër ukrainasit Maksim Prodan. Marku lufton për titullin ndërkombëtar IBF në peshën e mesme.

Paraprakisht, Marku është urdhëruar nga komisarët e Boksit për të ulur peshën që duket se është disi më e madhe se sa lejon rregullorja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!