KOKSH në aksion, pritën sportistë dhe trajnerë të huaj…

Sekretari i Pergjithshëm i KOKSH i sapozgjedhuri Gerti Shima në krah të presidentit Fidel Ylli në pritjen e kortezisë së sportistëve…

Në një njoftim të fundit, KOKSH bën me dije se ka shtrirë gamën e veprimëve organizative dhe se që tani ka nisur të mendohet për Lojrat Olpimpike ‘Paris 2024’.

Në një takim me presidentin e Federatës së Mundjes Sahit Prizreni, drejtuesit e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, janë njohur me dy sportistë rus për të cilët ka indicie se mund të vishën kuqezi.

Postimi:

Presidenti i KOKSH Z.Fidel Ylli ka pritur ne zyre Presidentin e F.SH.Mundjes Sahit Prizreni dhe dy sportiste rus te talentuar Islam Dudaev dhe Abakarov Zemilkhan, qe shume shpejt pritet ti bashkohen ekipit kombetar te mundjes.

Te dy mundesit kane eksperience nderkombetare dhe ardhja e tyre pervec se do te perfaqesojne flamurin Shqiptar, do te kontribuojne edhe ne rritjen teknike te sportisteve tane. Synimi eshte qe ne Lojerat Olimpike Paris 2024, Shqiperia te perfaqesohet me sportiste te kualifikuar dhe te pretendoje per medalje.Ky takim kishte ne fokus nje plan afatgjate te zyrtarizimit dhe marrjes te nenshtetesise akomodimit te plote dhe grumbullimit stervitor para aktiviteteve te rendesishme sportive per ngjyrat kuq e zi.

Nje tjeter pike e diskutimit ishte edhe ardhja ne Shqiperi e nje trajneri te huaj i cili do te trajnoje trajneret Shqiptar por edhe te udheheqe ekipin kombetar te mundjes drejt Lojerave Olimpike Paris 2024.

Presidenti Ylli ishte i shoqeruar nga Sekretari i Pergjithshem i KOKSH Gerti Shima dhe Pergjegjesi i Projekteve Sportive Kliton Muca. Presidenti i Mundjes shoqerohej nga sportistet dhe trajneri i kombetares Leonard Cakmashi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!