Teuta e nis si kampione

Abissnet Superiore: Teuta- Partizani 1-0 (Gjorgiev 18′)

Në ndeshjen premierë të Abissnet Superiore të kampionatit të 83 Kombëtar të futbollit, Teuta e Durrësit kampionia në fuqi, ia del të triumfojë 1-0 ndaj Partizanit.

Një duel i shumëpritur nga të dyja kampet respektivë, e i luajtur me durrsakët pritës në ‘Elbasan Arena’.

Që në fillim të takimit u pa dukshëm supermacia e Teutës. Veprime të sakta e me mendim. Mesfusha por të gjithë në zonën prapa të sigurtë. Për të ardhur në minutën e 18-të teksa pas një topi të gabuar të portierit Hoxha, Gjorgiev devijon në rrjetë 1-0.

Në një takim ku teknologjia përdoret për herë të parë në kampionat vështirë të klonte pa u ndier. Kështu në të 57-ën partizani pretendon për penallti dhe VAR bëhët ptotagonist . Gjyqtari Xhaja shkon ta shohë në monitor rastin. I bindur ndërkombëtari akordon penallti për të kuqtë.

Në të 58-ën Zhunior humbet penalltinë për Partizanin duke e goditur keq sferën që përfundon jashtë. Në minutat e fundit te Partizani debuton Ergys Kaçe. Pas 6 minutave shtesë, shifrat mbesin po ato 1-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!