Formula/ Shqipëria ëndërron, Katari gjëndet…larg

Në Botëror sipas formulës së përcaktuar (FIFA) nga Europa shkojnë 13 përfaqësi.

Dëshira e Shqipërisë për të arritur një mision historik duke ëndërruar fazën finale të Botërorit ‘Katar 2022’ duhet parë me realizëm. Vështirësia e madhe vjen nga fakti që në Botëror sipas formulës së përcaktuar nga FIFA, Europa ka vetëm 13 bileta.

E thënë ndryshe 10 vendet e para të grupeve të zonës europiane e kanë të sigurtë kalimin në fazë finale. Tri biletat e tjera, aty ku dhe Shqipëria pretendon se mund të mbërrijë, do të përcaktohen sipas një formule aspak të lehtë.

Kështu pas zbardhjes së renditjeve përfundimtare në nëntor të këtij viti, 10 vendet e dyta bashkohen me dy ekipet më të mira të Ligës së Kombeve (edicionit të shkuar) dhe 12 Kombëtaret ndahen në 3 grupe me nga katër përfaqësuese. Ata do të luajnë në mars 2022 për tri vende. Një mision super i vështirë për kuqezinjtë…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!