Mesi tre gola, Kili rrezikon të mbetet jashtë

Mesi thyen rekordin e Pele (77) me 79 gola në Amerikën e Jugut.

Trazirat dhe shtyrja e ndeshjes (pritet vendimi nga FIFA) kualifikuese ‘Katar 2022’ për Amerikëne Jugut i perket të shkuares pasi gjatë natës, në kontinentin latin, janë luajtur ndeshjet e radhës.

Kështu Lionel Mesi udhëheq Argjentinën në fitoren 3-0 ndaj Bolivisë me sulmuesin e PSG-së që realizon të tri golat e ‘abiçelestëve’ duke thyer edhe rekordin e ‘Mbretit’ Pele që numëronte 77 rrjeta në Amerikëne Jugut.

Uruguaji kalon me një gol në të 92′-n Ekuadorin në Montevideo ndërsa Paraguaji mund Venezuelën 2-1.

Fatale humbja e Kilit në transfertë me Kolumbinë 3-1. Kur është luajtur gjysma e garës, kilianët rrezikojnë seriozisht të mbetën jashtë Botërorit me 6 pikë larg zonës play off.

Edhe Brazili merr tri pikë të tjera. Me dy gola të shënuar nga Everton dhe Nejmar, ekipi i Tite mundi pastër Perunë.

Pas nëntë xhirove, Brazili kryeson me 24 pikë i ndjekur nga Argjentina me 18. Brazili dhe Argjentina kanë një ndeshje më pak.

Ndërkaq për Amerikën e Jugut vlejnë 4 vendet e para të cilat shkojnë menjëherë në Botëror. E pesta shkon në play off me një përfaqësuese nga zona e Oqeanisë. Fituesja i bashkëngjitet Botërorit ‘Katar 2022’.

Rezultate zona e Amerikës së Jugut:

Uruguaji- Ekuador 1-0

Argjentinë-Bolivi 3-0

Paraguaji- Venezuelë 2-1

Kolumbi- Kili 3-1

Brazil- Peru 2-0

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!