Ceferin: Jo Botëror çdo 2 vite

Kreu i UEFA-s bëhët palë me Federatat kryesore europiane, snobon idenë e FIFA-s

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA -s, në një intervistë për Times shpjegoi qëndrimin e tij mbi idenë e FIFA -s për të organizuar një Kupë Bote çdo dy vjet:

“Ne në UEFA dhe amerikano -jugorët e CONMEBOL jemi në të njëjtën linjë dhe mund të vendosim të mos marrim pjesë. Unë mendoj se nuk do të ndodhë kurrë, do të ishte kundër parimeve themelore të futbollit. Të luash një turne një mujor çdo verë, do të ishte e vështirë për lojtarët. Kupa e Botës vlen aq shumë sepse luhet çdo katër vjet dhe të gjithë e presin atë. Si Lojërat Olimpike “.

Ceferin preçizoi: “Ne nuk e mbështesim Kupën e Botës çdo dy vjet dhe shpresoj që FIFA të kthehet në vete. Kupa e Botës dhe Europianët duhet të zhvillohen çdo katër vite.Rëndësia e këtyre dy garave është e tillë pikërisht sepse ato zhvillohen në këtë periudhë kohore. Prania e tyre çdo dy vjet nuk do të çonte në dyfishimin e të ardhurave. Për UEFA -n mund të ketë përfitime financiare, por problemi është se ne do të vrisnim futbollin dhe futbollistët”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!