Rënditja e UEFA-s: Laçi, ekipi shqiptar, lë pas gjysmën e Ballkanit

Koeficenti i skuadrës kurbinase në ranglisten e UEFA-s në rritje konstante. Aktualisht e para nga klubet shqiptare.

Kjo renditje e fundit e UEFA-s përbën një rekord historik për klubin Laçi. Falë rendimetit gjatë ndeshjeve të kësaj vere ndërsa kurbiansit kaluan deri në turin e tretë të Confrence League, përkthehet në renditjen europiane numër 189-të.

Sinjifikative për një klub që përfaqëson një qytet 30 mijë banorësh apo një rreth prej 75 mijë njerëzish. Por Laçi me Laskën president, teksa prej një dekade gjëndet thuajse rregullisht në kupat e europës, ka kohë që garon me dinjitet në kompeticione të këtij niveli.

Sakaq, pas Laçit me koeficentin aktual 6.000 vjen Kukësi me 5.500, Teuta 4.500, Partizani 4.250, Skënderbeu 4.000, Tirana 2.750, Vllaznia 1.600 dhe Luftëtari po me 1.600.

Ndërkaq duket superizuese fakti që poshtë kurbinasëve aktualisht renditen klube si Leh Poznan (Pol), Vojvodina, Çukariçki, Rabotniçki, apo Trabzanspor i Turqisë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!