Kosova niset për Gjeorgji

Gjeorgji – Kosovë do të luhet më 2 shtator ora 18:00. Ekipi shoqërohet nga presidenti i FFK Agim Ademi

Kombëtarja e Kosovës A në futboll në mëngjesin e sotëm ka udhëtuar drejt Gjeorgjisë, për ndeshjen e nesërme në kuadër të kualifikuesëve për Botërorin “Katar 2022”.

Trajneri Bernard Shaland tha në konferencën paraprake për shtyp se pret impenjim maksimal nga të tijtë ndërsa sfida me gjerorgjianët konsiderohet pikë kyçe për vimijsinë në Grupin B

Dardanët pasi kanë zhvilluar dy seanca në stadiumin “Fadil Vokrri”, janë nisur sot drejt Batumit. Sipas axhendës sot nga ora 19:00, sipas kohës lokale në Gjeorgji do të zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.

Ndërkaq Kosovës do t’i mungojë Milot Rashica i cili nuk do të udhëtojë drejt Gjeorgjisë për shkak të masave nga COVID-19. Por dhe Paqarada e ndonjë tjetër që nuk iu përgjigjen ftesës.
Spanja, Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia janë rivalet e Kosovës në Grupin B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!