Levandovski: Shqipëria vështirë të çahet

Pozicioni në tabelë me 4 pikë dhe ndeshja me Shqipërinë në 2 shtator sjell para mediave sulmuesin polak Robert Levandovski.

Kapiteni i Polonisë Levandovski foli mirë për rivalin e ditës së enjte, Shqipërinë. Sulmuesi më i mirë i momentit në golb vlerësoi duke u shprehur se nuk do të jetë aspak e lehtë për të depertuar në zonë.

Ai specifikoi se duhen marrë masa ekstra për të krijuar zona të lira e goditur në kuadrat, E thotë hapur se këto takime duhen fituar. Gjithnjë nëse duan të kualifikohen në Grupin I.

‘’Janë shumë ndeshje të rëndësishme për ne përpara. Nëse duam të kalojmë duhet të grumbullojmë pikë. Ne nuk mund të kualifikohemi pa kaluar këto ndeshje. E radhës është me Shqipërinë. Duhet të jemi të qetë gjatë ndeshjes me Shqipërinë, duhet të luajmë topin shpejt.

Nuk do të kemi shumë hapësira në fazën e sulmit. Duhet të kërkojmë për mundësi, për zona të lira. Gjithçka do të varet nga lëvizjet pa top dhe kërkimi i hapësirave të lira”, tha Leva.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!