Çelhaka nesër në Varshavë

Legia e Varshavës vetëm disa muaj pasi transferoi sulmuesin e talentuar bardheblu, Ernest Muçi, tenton një tjetër aset bardheblu. Madje mediat polake raportojnë se klubi polak ka arritur marrëveshjen me Tiranën për Jurgen Çelhakën.

Sipas tyre mesfushori bardheblu pritet të udhëtojë nesër drejt Polonisë me destinacion Varshavën, ndërsa pritet të kryejë vizitat mjekësore, e të hedhë edhe firmën mbi kontratën e cila me shumë mundësi do të jetë 4-vjeçare.

Kështu Muçi e Çelhaka duket se do të luajnë sërish bashkë edhe te Legia e Varshavës. Polakët kanë parë atë që është në gjëndje të bëjë Ernest Muçi ndaj në rsatin Çelhaka nuk janë menduar gjatë. Për tu zbuluar vlera e transferimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!