Kujtimet e futbollit dalin në ankand

Mbreti Pele pritet të organizojë Ankandin e radhës për të ndihmuar të prekurit nga COVID-19 në Brazil. Në këtë Ankand te i cili pritet të vijnë artikuj të ndyshëm nga futbollistë e sportistë nga të gjitha fushat do të organizohet në 22 shtator në “Mall Galleries” Londër dhe është gjithashtu i hapur për ofertuesit online.

Në këtë nismë me bazë bamirësinë vetë 80 vjeçari Pele, do të prezantohet me një këpucë gize prej bronzi e veshur me ar të këmbës së tij, e realizuar nga skulptori Dante Mortet.

Ndërkaq Pele ka siguruar disa nga artikujt e tij për ankandin e 22 shtatorit, por gjithashtu ka kërkuar favore nga miqtë në botën e sportit dhe argëtimit.

Aty ka fanella të Brazilit, Santos dhe New York Cosmos dhe fotografi të autografuara apo nënshkruara nga ish-shokët e skuadrës braziliane si Rivelino, Jairzinho dhe Clodoaldo.

Mario Zagallo, trajneri i ekipit fitues të Kupës së Botës në Brazil në vitin 1970, sot 90 vjeç, kontribuoi sikurse Nejmar, Roberto Baxhio dhe Roxher Milla.

Pele në vitin 2016 nxori në ankand më shumë se 1600 artikuj nga një koleksion i grumbulluar gjatë gjashtë dekadave në qendër të vëmendjes dhe mblodhi 4.90 milion dollarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!