Kukësi dhe Miliç u ndanë me …mirëkuptim

Ndryshe nga sa u ‘shit’ mediatikisht, Kukësi bën me dije se mes tij dhe mbrojtësi 22-vjeçar Aleksandër Miliç, ka patur një prishje kontrate me paraplqim të të dy palëve.

Njoftimi:

“Futboll Klub Kukësi njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin malazez, Aleksandar Miliç. Klubi i Kukësit dhe mbrojtësi 22-vjeçar, kane gjetur gjuhën e përbashkët për prishjen e kontratës, megjithëse ishte firmosur pak javë më parë

Fillimisht klubi i dha mundësinë futbollistit të bashkohet me një tjetër ekip në forme huazimi, për të marrë minutat e nevojshme por edhe për t’u ambientuar, por futbollisti nuk e ka pranuar huazimin dhe në këtë mënyrë u vendos për të ndërprerë bashkëpunimin. Futboll Klub Kukësi e falënderon Milic dhe i uron suksese në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!