Heriç një tjetër mesfushor cilësor te Vllaznia

Drejtuesit e Vllaznisë i japin një tjetër futbollist trajnerit Tomas Brdariç përpara se skuadra të niset në Austri për fazë përgatitore. Elvedin Heriç, i lindur në Gjeramni por në deje me gjak boshnjaku, ka firmosur për 2 vite me kuqeblutë.

Heriç 24-vjeçar ka mbërritur në Shkodër ndërsa konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për ekipin e Vllaznisë në mesfushë.

Sezonin e kaluar, Heriç ka luajtur për ekipin Kapfenberg në ligën e dytë austriake e cila për nga niveli ngjason me Superioren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!