Daku zgjat kontratën me Osijek

Ish- sulmuesi i Kukësit në Superiore dhe Ballkanit në Ipko, Mirlind Daku ka zgjatur sot kotratën me Osijek në Kroaci. Mësohet se Daku ka rinovuar edhe për dy vite me kontratën e re që skadon në verë të vitit 2024.

Pas firmës së radhës Daku ndër të tjera u shpreh:

“Sigurisht, jam i kënaqur që jam në planet afatgjata të klubit, gjë që konfirmohet nga kontrata e re. Mua më takon të stërvitem mirë dhe të pres shansin tim, duke shpresuar se mund ta shfrytëzoj atë. Konkurrenca është e mirë, por gjithashtu më inkurajon të bëj edhe më mirë.

Më vjen mirë që jam përsëri në Osijek, i kam kaluar përgatitjet dhe jam gati të përmbush pritjet e trajnerit. Unë gjithmonë besoj në veten time dhe do të përpiqem të imponohem edhe më shumë”, Daku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!