Ikja e Mesit, Laporta: Fajin e ka ‘fair-play’ financiar

Laporta: (17 mars 2021)

Në 17 mars gjatë prezatimit si president për herë të dytë i Barcelonës Joan Laporta lidhur me të ardhmen e Mesit do të deklaronte: “Do të mundohemi që ta bindim, unë do të bëj atë që do të jetë e mundur. Ai e di. Çfarëdo gjë që të bëjë ai, gjithçka do të shkojë mirë. Do të mundohemi që ta bëjmë të vazhdojë me ne, pasi është futbollisti më i mirë i historisë”.

Sot: (6 mars 2021)

Joan Laporta u rikthye në drejtim të klubit të Barcelonës në zgjedhjet e fundit edhe në kushtet e mbështetejes që pati nga Lionel Mesi. Sot kreu i Blaugranëve ishte i detyruar të dilte para mediave për të komentuar largimin e gjeniut të padiskutueshëm të futbollit europian e botëror nga Barça e tij. Ylli argjentinas me 6 topa të ‘Artë’ i dha fund karrieres 17-vjeçare në Katalunjë duke rënë preh i disa ligjeve të reja ardhur nga ligji “Tebas”.

Laporta:

Nuk dua të krijoj shpresa të rreme. Ajo që është e sigurt është se lojtari ka oferta të tjera. Koha ishte e limituar, si për ne dhe për Leon. Gjithçka tregon se ky ‘fair-play financiar’ do të vazhdojë të jetë aktiv. Do donim që epoka post-Mesi të niste pas dy vitesh, jo tani.

Ne të gjithë do donim të vazhdonim të shijonim magjitë e tij, por nuk ishte e mundur. Kontrata 5-vjeçare që i ofruam? LaLiga na sugjeroi bindshëm se kjo kontratë mund të pranohej, por pas një analize ata na treguan se nuk ishte e mundur.

Fatkeqësisht, ne kemi marrë një trashëgimi katastrofike. Pagat e Barcelonës përfaqësojnë 110% të fitimeve të klubit. Nuk kemi një kufi pagash dhe rregulloret e LaLiga kalojnë përmes fair-play financiar, që përcakton kufijtë. Kjo është arsyeja pse ne nuk ishim në gjendje të respektonim marrëveshjen e dakorduar me Leo Mesin.

Për fat të mirë ne kemi një institucion 122-vjeçar që është mbi çdo lojtar, madje edhe mbi lojtarin më të mirë në botë. Ne do t’i jemi mirënjohës përjetësisht, por klubi është akoma gjëja më e rëndësishme se të gjitha. Do vazhdojmë të fitojmë edhe pa Leon”, tha Laporta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!