Mesi, pritet zyrtarizimi te PSG

Lajmet që vijnë nga Franca e afrojnë ndjeshëm me PSG. Kontrata 2+1 gati për ‘Pleshtin’.

Sipas asaj që raportohet nga RMC Sport Lionel Mesi ka zgjedhur Paris Saint-Germain. Kjo situatë bën fjalë për një kontratë dy-vjeçare plus një opsion për një sezon të tretë. Klubi francez synon të mbyllë marrëveshjen deri në fundjavë dhe babai i Lionel Mesit pritet të takohet me menaxhmentin në orët e ardhshme.

Në fakt pas PSG-së, Sitit edhe Çelsi paraqiti interes për 34 vjeçarin në fund karriere. Megjithatë një foto e Di Marias postuar në rrjete tregon se Mesi tashmë e ka marrë një vendim. Ai po përforcohet nga ora në orë dhe shpejt pritet të vijë zyrtarizimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!