Eriksen viziton Interin, klubi del me njoftim

Në Itali për të vizituar ekipin në stërvitje. Kristian Eriksen shfaqet te zikaltërit pas atakut kardiak në ‘Euro 2020’, Danimarkë- Finlandë.

Pasi i befasoi me prezencën, Kristian Eriksen impresionoi Interin ndërsa pas kontrollëve të stafit mjekësor zikaltër, klubi doli me një njoftim mbi gjendjen e Eriksenit.

“Këtë mëngjes Christian Eriksen shkoi në Qendrën Stërvitore Suning në Appiano Gentile”.

“Mesfushori danez, i cili përshëndeti menaxherët, trajnerin, shokët e skuadrës dhe të gjithë stafin e pranishëm, është mirë dhe në gjendje të shkëlqyer psiko-fizike”.

“Eriksen do të ndjekë programin e rimëkëmbjes të propozuar nga mjekët danezë në Kopenhagë, të cilët do të koordinojnë të gjithë ndjekjen klinike, duke mbajtur gjithmonë të informuar stafin mjekësor të FC Internazionale Milano”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!