Lukaku, akordi i arrirë me Çelsin

Kontaktet që u zhvilluan në mesditë mes Interit dhe Çelsit ishin vendimtare për mbylljen e marrëveshjes së “aferës”Lukaku.

Siç konfirmohet nga ‘Sky Sport’, të dy klubet kanë arritur marrëveshjen përfundimtare në bazë të 115 milionë eurove, vetëm para kesh. Inter, siç pritej që në fillim, nuk përfshiu asnjë lojtar në këtë transferim. Kësisoji Romelu Lukaku do të lirohet nga Zikaltërit dhe do të kthehet në Londër.

28-vjeçari belg shkëlqeu gjatë kohës së tij me Antonio Konten në Milano duke kontribuar me 64 gola në 95 ndeshje.Pasuesi i tij te Interi duket se do të jetë kolumbiani Duvan Zapata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!