Dinamo 4 gola Pogradecit, shënon Ibraimi

Miqësore: Pogradeci- Dinamo 1-4

Dinamo e mbushur me elementë të cilësisë së lartë në vazhdën e përgatitjeve për të qenë gati në shtator sot zhivilloi testin miqësor me Pogradecin në ‘Gjorgje Kyçyku’.

Trajneri Bledi Shkëmbi në këtë miqësore mbeti i kënaqur nga perfomanca e futbollistëve të tij pasi në fitoren 4-1 ndaj liqenorëve, Berberi, Agim Ibraimi dhe dy herë Besir Demiri, realizuan golat e bluve. Në fraksionine dytë Shkëmbi aktivizoi të gjithë lojtarët që pati në stol.

Sakaq, Dinamo njofton se të tjera teste e presin ditët në vijim. Në 11 shtator, Dinamo pas rikthimit pas 9 vitëve në Kategorine Superiore, do të ndeshet me statusin e udhëtuesit në Kamëz me Kastriotin. Gjithnjë nëse krutanët do vijojnë të luajnë sërish në periferi të Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!