Testi, Skëndërbeu mundet nga Gjilani

Miqësore: Skënderbeu- Gjilani 1-3

Në vazhdën e takimëve miqësore, sot Skënderbeu i Korçës u mund me përmbysje nga Gjilani i Ipko-s në një duel të luajtur në stadiumin ‘Skënderbeu’.

Fillimisht ishin vendasit e Migen Memellit që shënuan në fraksionin e parë ndërsa në të dytin ekipi i Munishit realizoi tri herë për 1-3 final.

Ndërkaq gjilanasit aktivizuan në këtë takim shumë futbollistë që kanë luajtur dikur në Superiore. Koliçi, Veliu, Useini, Musolli, Progni dhe Torasa në formacionin startues.

Ky ishte testi i dytë i korçarëve. Tri ditë më parë Skënderbeu mundi fqinjët e Maliqit 2-1. Interesant fakti që dhe ajo miqësore rezultoi me përmbysje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!