Kukësi barazim me Erzenin në miqësore

Longo e nis me një barazim pa gola me Kukësin e tij në testin me Erzenin e Shijakut të luajtur sot në Pezë-Helmes.

Klubi ka shkruar në rrjete:

“Kukësi ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore kundër Erzenit. Takimi është mbyllur me rezultatin 0-0, aty ku trajneri Diego Longo ka pasur mundësi që të shohë më nga afër të gjithë futbollistët që janë pjesë e skuadrës sonë.

Të dyja ekipet kishin raste shënimi, por më shumë është treguar kujdes për të shmangur ndonjë dëmtim të mundshëm në ndeshjen e parë.

Në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe Xhika, Rapo, Peposhi, Selimi, Bahtiri e Daci.”

Formacioni i Kukësit: Tafas, Miliç, Bytyqi, Hila, Ndreca,Sh. Taipi, Gj. Taipi, Krniç, Hajderaj, Gavazaj,Feijao. Tr:D. Longo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!